Besnik Tahiri e Besian Mustafa lirohen nga detyra e ministrit

Besnik Tahiri e Besian Mustafa lirohen nga detyra e ministrit

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe ai i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, janë liruar nga detyra më 22 mars.

Këtë për Gazetën Online Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku, e cila tha se ky lirim vjen si pasojë e konstituimit të Kuvendit që pritet të bëhet sot, ku këta dy ministra do të marrin mandatin e deputetit.

“Nuk kanë dhënë dorëheqje, janë liruar nga detyra për shkak se do ta marrin sot mandatin e deputetit të Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Baxhaku.

Të hënën nga ora 10:00 do të mbahet seanca konstituitve e Kuvendit të Kosovës.

Për të verifikuar kuorumin dhe mandatet e deputetëve do të formohet një komision i përkohshëm.

Më pastaj këta deputetë do ta bëjnë betimin sipas procedurës parlamentare. /Insajderi.com