Kosova është futur në listën për karantinim të Zvicrës, vend ky që nuk ka vendosur për lirim të masave anti-COVID pavarësisht parashikimeve, si pasojë e rritjes së rasteve pozitive, transmeton Insajderi.
Ndërkaq shtetet e tjera përveç Kosovës që janë futur në listë për karantinim që nga 22 marsi janë: Belgjika, Bullgaria, Polonia, Rumania, Hungaria dhe Qipro. Ndërkohë shtetet evropiane që vazhdojnë të mbesin në listë janë: Britania e Madhe, Suedia, Lituania, Letonia, Luksemburgu, Holanda, Sllovenia, Republika Çeke, Kroacia, Serbia, Sllovenia, Sllovakia, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi, San Marino, Monako, Shqipëria dhe Andorra.
Kushdo që hyn në Zvicër nga vendet e vendosura në listë, duhet të ketë një test negativ PCR që nuk është më i vjetër se 72 orë dhe më pas t’i nënshtrohet karantinës për dhjetë ditë.
Karantina mund të përfundojë nga dita e shtatë, nëse rezultati i testit të shpejtë antigen ose testi PCR është negativ. /Insajderi.com