Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është deklaruar para gazetarëve derisa ka filluar seanca konstituive për Kuvendin e Kosovës, njofton Insajderi.
Kurti ka thënë se gjasat janë shumë të mira që formimi i Qeverisë së re të ndodhë sot.
“Jemi duke bërë përgatitjet. Shpresojmë më të mirën dhe gjasat i kemi shumë të mira”, ka thënë ai.
Seanca konstituive ka filluar para pak çastesh, ndërsa formimi i Qeverisë ‘’Kurti 2’’ pritet të ndodhë gjatë pasdites së 22 marsit. /Insajderi.com