Saranda Bogujevci, Bedri Hamza, Kujtim Shala janë nënkryetar të Kuvendit

Saranda Bogujevci, Bedri Hamza, Kujtim Shala janë nënkryetar të Kuvendit

Saranda Bogujevci nga Lëvizja Vetëvendosje, Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala do të jenë nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.

Me 107 vota pro e gjashtë vota kundër Kuvendi i Kosovës iu besoi ketë detyrë, Bogujevcit, Hamzës dhe Shalës.

Më parë, 69 deputetë votuan që Glauk Konjufca të shpallet kryeparlamentar i Kosovës.

Kjo legjislatura e tetë e Kuvendit të Kosovës, ku Lëvizja Vetëvendosje ka 58 deputetë, PDK 19, LDK 15, AAK 8.

Partitë e tjera kanë pasur të drejtën të kenë anëtarë në kryesinë e Kuvendit, Slavko Simiq u propozua nga Lista Serbe, por kjo u bë “në emër të popullit serb”. /Insajderi.com