Konjufca i kërkon Vetëvendosjes propozimin e mandatarit për kryeministër

Konjufca i kërkon Vetëvendosjes propozimin e mandatarit për kryeministër

Kryeparlamentari i ri i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkuar nga subjekti fitues në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje që të propozojë mandatarin për kryeministër.

Këtë kërkesë Konjufca e bëri me anë të një letre të dërguar drejt vetëvendosjes, si ushtrues detyre i Presidentit të vendit.

“U.d. Presidenti i Kosovës, Glauk Konjuca, duke u mbështetur në nenet  84 (14) dhe 95 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nëpërmjet një letre drejtuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, z.Albin Kurti ka kërkuar që ky subjekt fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit ta propozoj mandatarin për Kryeministër”, thuhet në këtë kërkesë.

“Në letër, u.d. Presidenti Konjufca, duke iu referuar dispozitave kushtetuese dhe njoftimit të KQZ-së për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për ta krijuar Qeverinë e re”, bëjnë të ditur nga Presidenca. /Insajderi.com