Shtyhet për ora 17:00 seanca ku do të votohet Qeveria

Shtyhet për ora 17:00 seanca ku do të votohet Qeveria

Seanca për formimin e Qeverisë së Kosovës është shtyrë për ora 17:00, njofton Insajderi.

Kuvendi i Kosovës të hënën mbajti seancën konstituive, ku Glauk Konjufca me 69 vota mori detyrën e kryeparlamentarit.

Pasi u bë kryetar i Kuvendit, deklaroi se do të mbahet edhe seanca për formimin e Qeverisë, por shtoi se “janë disa procedura teknike”.

Këto procedura teknike kanë bërë që kjo seancë të fillojë nga ora 17:00.

Aty do të prezantohen emrat e ministrave, për të cilët Kurti deklaroi se “i di kush janë dhe do të kuptohen shpejt”.

Lëvizja Vetëvendosje ka 58 deputetë, shto edhe aprovimet për mbështetje që ka marrë nga komuniteti pakicë joserb. /Insajderi.com