Rama takohet me Macron, mësohen çështjet që do të diskutohen

Rama takohet me Macron, mësohen çështjet që do të diskutohen

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka zhvilluar një takim këtë të hënë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, njofton Insajderi.

Rama publikoi pamje nga pritja që u bë nga presidenti francez, ndërsa bashkëngjitur bëri të ditur edhe temat mbi të cilat do të diskutojë me Macronin.

Ai tha se kjo drekë pune po bëhet për të diskutuar mbi marrëdhëniet bilaterale e Planin Evropian të Investimeve në Ballkan.

“I ftuar nga presidenti Macron për një drekë pune mbi marrëdhëniet bilaterale, Planin Evropian të Investimeve në Ballkan dhe situatën në rajonin tonë”, shkroi Rama bashkëngjitur pamjeve të publikuara rreth orës 15:30. /Insajderi.com