Shqipe Isufi, Enver Haliti, Mirsad Shkreta, Gramos Agusholli, Alban Bajrami, Jahja Kokaj, Hydajet Hyseni-Kaloshi, Ekrem Mustafa, Enver Dugolli dhe Halil Thaçi.
Janë dhjetë kandidatë për deputetët që pritet t’i zëvendësojnë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që morën poste ekzekutive dhe u tërhoqën nga kuvendi i Kosovës.
Qeveria Kurti u votua të hënën e 22 marsit me 67 vota pro e 30 kundër.
Ky është ekzekutivi i parë që pushteti nuk ndahet në mes dy apo më shumë subjekteve politike shqiptare.
Kurti me komunitetet pakicë joserbe, arritën ta formonin Qeverinë.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje do të jetë kryeministri i tetë i Kosovës së pasluftës. /Insajderi.com