Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell, e ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen e tij kryeministër i Kosovës, njofton Insajderi.
Këtë urim Borrell e bëri me anë të një postimi në Twitter, ku përmendi edhe procesin e dialogut Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
“Urime Kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurtit. Presim të punojmë së bashku për ta sjellë dialogun Beograd-Prishtinë në një mbyllje të suksesshme. Kjo është thelbësore për rrugën evropiane. BE mbështet plotësisht agjendën e reformave dhe trajtimin e COVID-19”, ka shkruar ai.
Congratulations to new #Kosovo Prime Minister @albinkurti. Look forward to working together to bring the Belgrade-Pristina Dialogue to a succesfull close. This is crucial for #Europeanpath. EU fully supports reform agenda and tackling #COVID19.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) March 23, 2021
Kurti sot pranoi detyrën e kryeministrit zyrtarisht nga Avdullah Hoti, me një ceremoni shtetërore që u mbajt në orën 10:00. /Insajderi.com