Ambasadori Kosnett i shkon në zyrë LDK-së

Ambasadori Kosnett i shkon në zyrë LDK-së

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka arritur te zyret e Lidhjes Demokratike të Kosovës, transmeton Insajderi.

Kossnet pritet të takohet me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, ndërsa nuk dihet ende qëllimi i kësaj vizite.

Disa orë më parë shtetet e QUINT-it kanë bërë thirrje që sa më parë të formohen institucionet e vendit, duke shtuar se detyrë parësore e pozitës dhe opozitës është zgjedhje e presidentit.

Kjo kërkesë u bë menjëherë pas pranimit të detyrës së kryeministrit të vendit nga Albin Kurti. /Insajderi.com