Faton Peci ka pranuar detyrën e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, njofton Insajderi.
Përpos detyrat iu u njoftua nga tashmë ish-zëvendësministri, Hasan Sajfijaj për sfidat që Pecin e presin si ministër.
U theksua fakti se javë më parë në MBPZHR kishte arrestime nën dyshime që ka pasur “keqpërdorim me subvencione”.
Peci theksoi se synim i tij mbetet fuqizimi i sektorit të bujqësisë, transparenca dhe respektimi i ligjit.
Ai bashkë me Donika-Gërvallën, janë dy ministrat e “Listës Guxo”, në Qeverinë “Kurti 2”. /Insajderi.com