Prokuroria e Hagës nesër i kthen pajisjet që i morën gjatë arrestimit të Gucatit dhe Haradinajt

Prokuroria e Hagës nesër i kthen pajisjet që i morën gjatë arrestimit të Gucatit dhe Haradinajt

Prokuroria Speciale në Hagë nesër do t’i kthejë pajisjet që i kishte marrë gjatë arrestimit të krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kryetarit të kësaj organizate, Faton Klinaku, me anë të një postimi në Facebook.

“Zyrtarët e Prokurorisë Speciale në Hagë, 6 muaj pas bastisjes në selinë qendrore të OVL UÇK-së në Prishtinë, më kanë njoftuar se nesër 24.03.2021 në ora 10:00, do t’i kthejnë pajisjet të cilat i kanë marrë me 25.09.2020, në të njëjtën ditë kur i arrestuan padrejtësisht kryetarin Hysni Gucati dhe nënkryetarin Nasim Haradinaj”, ka shkruar ai.

Klinaku tha se e kanë autorizuar avokatin Tomë Gashi, që t’i marrë pajisjet.

“Ne kemi autorizuar avokatin e OVL të UÇK-së z.Tomë Gashi, i cili nesër, në kohën e lartëshënuar, do të shkoi në zyret e Prokurorisë Speciale të Hagës, që janë në kompleksin e EULEX-it në Fushë Kosovë, që t’i marrë pajisjet tona”.

Klinaku shtoi se Prokuroria duhet të jap sqarime se çfarë ka gjetur në ato pajisje.

“Prokuroria Speciale në Hagë, duhet të jap sqarime se çfarë ka gjetur në pajisjet tona…?”. /Insajderi.com