Musliu: Kërcënimi se nëse nuk zgjidhet Osmani Presidente shkojmë në zgjedhje është shantazh

Musliu: Kërcënimi se nëse nuk zgjidhet Osmani Presidente shkojmë në zgjedhje është shantazh

“Kërcënimi se nëse nuk zgjidhet Vjosa Osmani Presidente shkojmë në zgjedhje të reja është shantazh”.

Kështu ka deklaruar deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, teksa ka shtuar se PDK-ja s’ka asnjë përgjegjësi dhe obligim për krijimin e institucioneve të reja, njofton Insajderi.

Sipas saj, është obligim i shumicës parlamentare që t’i zgjedh Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidentin.

“Partia demokratike e Kosovës nuk shantazhohet. Shkojmë në zgjedhje kur të doni, ama shumica parlamentare duhet të mbajë përgjegjësi nëse për pazotësinë e saj për të i zgjedhur organet shtetërore vendi shkon në zgjedhje të reja”, ka shkruar Musliu në llogarinë e saj në Facebook./Insajderi.com