Albin Kurti feston sot ditëlindjen

Albin Kurti feston sot ditëlindjen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, feston sot ditëlindjen e 46’t, njofton Insajderi.

Kurti ishte lindur më 24 mars, 1975 në Prishtinë.

Ai si i ri kishte marrë pjesë në protestat studentore “1 Tetori”, 1997.

Ishte pjesë e zyrës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prishtinë.

Më 27 prill 1999 u arrestua nga Policia e Serbisë. Pas lirimit kishte vazhduar studimet aty ku i la, në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës.

I përfundoi me sukses më 23 prill 2003.

Më pastaj, në 2005 themelo Lëvizje Vetëvendosje, ku organizoi protesta kundër UNMIK-ut, Pako së Ahtisarit, EULEX-it.

Në vitin 2010 kandidoi në zgjedhjet e përgjithshme, ku subjekti tij politik fitoi mbi 12 përqind të votave, një përqind kishte rritje gjatë zgjedhjeve të vitit 2014.

Vazhdoi me opozitë e protesta nëpër Parlament e rrugë.

Në zgjedhjet e vitit 2017, Lëvizja Vetëvendosje fitoi mbi 27 përqind të votave, por koalicioni fitues ishte ai PDK-AAK-NISMA.

Dy vite më vonë 6 qershor 2019 fitoi zgjedhjet dhe u bë kryeministër pas koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Në marsin e vitit të kaluar ajo qeveri u shkarkua me mocion mosbesimi.

Por, Kurti u rikthye më 14 shkurt të këtij viti. Fitoi mbi 50 përqind të votave.

Tash është kryeministër i Kosovës. /Insajderi.com