Më 24 shtator 2020 përpos se u arrestuan dy krerët e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, EULEX kishte bastisur edhe shumë pajisje në zyrat e OVL-së.
Por, ato do të rikthehen gjashtë muaj më vonë.
Kështu ka bërë të ditur sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.
“Zyrtarët e Prokurorisë Speciale në Hagë, 6 muaj pas bastisjes në selinë qendrore të OVL UÇK-së në Prishtinë, më kanë njoftuar se nesër 24.03.2021 në ora 10:00, do t’i kthejnë pajisjet të cilat i kanë marrë me 25.09.2020, në të njëjtën ditë kur i arrestuan padrejtësisht kryetarin Hysni Gucati dhe nënkryetarin Nasim Haradinaj”. /Insajderi.com