EULEX-i nuk ia ka dorëzuar pajisjet Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilat i kishte marrë gjatë një bastisje në zyrat e kësaj organizate më 25 shtator të vitit 2020, ndonëse vetë ajo i kishte ftuar që t’i marrin të mërkurën, përcjell Insajderi.
Pajisjet ishim marrë gjatë bastisjes në zyrat e OVL-UÇK-së nga Policia e EULEX-it, me urdhër të Gjykatës Speciale, kur edhe ishin arrestuar dy krerët e kësaj organizate, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati.
Avokati i kësaj organizate, Tomë Gashi, i cili ishte autorizuar që t’i marrë këto pajisje, ka thënë njëri nga oficerët e EULEX-it në Fushë- Kosovë i ka thënë se nuk janë të përgatitur që sot t’ua dorëzojnë këto pajisje.
Por, Gashi ka shtuar se arsyeja e mosdhënies së këtyre pajisjeve është kërkesa e tyre që të njoftohen se çfarë kanë gjetur në to.
“Ne kemi marrë njoftim para dy ditëve për marrjen e tyre pajisjeve. Unë me autorizim të OVL të UÇK-së kam ardhur, por sot zyrtarët e EULEX-it nuk na i dhënë, dhe besoj që kjo ka ndodh për shkak të një fajlës tonë, ku kemi kërkuar të na tregohet se çfarë kanë gjetur në ato pajisje të konfiskuara gjatë bastisjes më 25.09.2020″, ka deklaruar ai./Insajderi.com