Sherifi kërkon zgjedhje të brendshme në NISMA

Sherifi kërkon zgjedhje të brendshme në NISMA

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka kërkuar proces të brendshëm zgjedhor për të riorganizuar dhe ristrukturuar partinë, pas humbjes së thellë në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, ku kjo parti mbeti jashtë Kuvendit të Kosovës, përcjell Insajderi.

Në një postim në Facebook, Sherifi është shprehur se përmes procesit zgjedhor duhet t’u mundësohet përfshirja aktive të gjithë atyre të rinjve dhe të rejave që janë të përgatitur dhe të gatshëm ta zhvillojnë dhe ta rrisin Nismën.

Ai ka thënë se është i gatshëm të mbaj përgjegjësi për rezultatin e zgjedhjeve, pasi sipas tij, “vetëm në këtë mënyrë mund të dalim më të fortë dhe të hapim shtigje të reja në rrugëtimin tonë politik”.

“Jam i bindur që hapja e një debati të brendshëm demokratik dhe pa tema TABU do t’i forcojë radhët e partisë me veprimtarë të devotshëm që angazhimin politik nuk e kanë sezonal dhe të ndërlidhur vetëm me karrierën e tyre personale, por që përmes përgjegjësive politike të kontribuojnë në të mirë të qytetarëve dhe të shtetit”, ka shkruar Sherifi.

“Diskutimet e hapura për të gjitha problemet që na kanë shoqëruar që nga themelimi i partisë dhe sidomos analiza e punës sonë në katër vitet e fundit do të hapë rrugën për reforma të mirëfillta në funksion të forcimit të NISMËS Socialdemokrate. Vetëm në këtë mënyrë do të dalim të përgatitur për sfidat që na presin”, ka shtuar ai./Insajderi.com

Të nderuar anëtarë, simpatizant dhe votues të NISMËS Socialdemokrate.
Krijimi i legjislaturës së re që doli si rezultat…

Posted by Bilall Sherifi on Wednesday, March 24, 2021