Sulmoi vëllain me thikë, arrestohet

Sulmoi vëllain me thikë, arrestohet

Një person është arrestuar mëngjesin e së martës në Prishtinë, pasi i njëjti ka kanosur me thikë vëllain e tij, njofton Insajderi.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00.

Rasti në polici është hapur si “Dhunë në familje”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje  e ka kanosur me thikë vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Insajderi.com