Ferizaj: Arrestohet i dyshuari që po bashkëjetonte me një të mitur

Ferizaj: Arrestohet i dyshuari që po bashkëjetonte me një të mitur

Një person është arrestuar gjatë së martës në Ferizaj, pasi i njëjti që nga 18 marsi i këtij viti ishte duke bashkëjetuar me një të mitur, përcjell Insajderi.

Policia bën të ditur se rasti është hapur si “Bashkësi jashtë martesore me personin nën moshën 16 vjeç”.

Viktima është intervistuar dhe e njëjta me vetë dëshirë dhe me pëlqimin e prindit të saj është kthyer për të jetuar në shtëpinë e të dyshuarit.

Ndërsa, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Ferizaj, 18.03.2021 – 21:30. Me datë 23.03.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti që nga data 18.03.2021 ishte duke bashkëjetuar me viktimën femër kosovare. Viktima është intervistuar në prezencën e punëtorit për punë sociale dhe e njëjta me vetë dëshirë dhe me pëlqimin e prindit të sajë kthehet për të jetuar në shtëpinë e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor./Insajderi.com