Borxhi i subjekteve politike ndaj PZAP-së, u miratua nga KQZ për ndalesën e gjobave

Borxhi i subjekteve politike ndaj PZAP-së, u miratua nga KQZ për ndalesën e gjobave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka miratuar vendimin për ndalesën e gjobave të papaguara të katër subjekteve politike ndaj Panelit Zgjedhor për Parashtresa dhe Ankesa, njofton Insajderi.

Sipas vendimit, miratimi për ndalesën e këtyre gjobave, subjektet politike përfitojnë fonde nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike për vitin 2021, të cilat janë shqiptuar nga PZAP për zgjedhjet e parakohshme parlamentare për Kuvendin e Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje i ka borxh PZAP-it shumën prej 44 mijë e 700  euro, Partia Demokratike e Kosovës ka borxh 66 mijë e 100 euro, Lidhja Demokratike e Kosovës ka borxh 20 mijë e 600 euro dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka borxh 52 mijë e 750 euro.

Në bazë të vendimit, borxhi do të paguhet me dy këste: ndalesa e parë në tremujorin e dytë dhe ndalesa e dytë në tremujorin e tretë. /Insajderi.com