1.803 qytetarë kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë në Kosovë.
Të mërkurën u regjistruan 17 vdekje të reja karshi 781 rasteve të reja me COVID-19.
Ndërsa, u shëruan 764 sosh brenda njëzetekatër orëve.
Rastet aktive momentalisht janë 12.808, përcjell Insajderi.
Numri i përgjithshëm i infeksioneve është 84.498, ndërsa i të shëruarve 69.887.
Prishtina mbetet vatra e pandemisë. Vetëm gjatë ditës së fundit në kryeqytet u raportuan 243 raste të reja. /Insjaderi.com