Ambasadori i Serbisë në Uashington, Marko Gjuriq, ka deklaruar se Albin Kurti “po bën kërdi”, që në ditën e dytë në pushtet, pasi sipas tij “nuk dëshiron të dëgjojë” për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Me këto veprime, sipas ish-drejtorit të të ashtuquajturës “zyre për Kosovën”, Albin Kurti po e njofton “përfundimin e dialogut” me Serbinë.
“Asociacioni një detyrim ligjërisht obligativ i Kosovës, i nënshkruar, ratifikuar dhe i garantuar ndërkombëtarisht, Kurti ka njoftuar në fakt përfundimin e dialogut në mënyrën më të egër”, ka shkruar ndër tjerash në Twitter.
Gjuriq vazhdoi duke e konsideruar Kurtin një politikan “që nuk e do paqen”, madje sipas tij kryeministri i Kosovës “është kundërshtar i madh i pajtimit”.
“Fjalët e tij janë një paralajmërim i qartë se qeveria në Prishtinë drejtohet nga një kundërshtar i vërtetë i pajtimit dhe nga një njeri politikat e të cilit nuk janë asgjë më pak sesa një kërcënim për paqen dhe stabilitetin rajonal”, tha Gjuriq.
Albin Kurti e mori pushtetin më 23 mars, pasi në zgjedhjet e 14 shkurtit arriti të fitonte mbi 50 përqind e votave.
Si opozitar, Kurti ka kundërshtuar marrëveshjet me Serbinë, duke i konsideruar “të dëmshme” për vendin. /Insajderi.com
2/2 …о спровођењу договореног показао је да не поштује напоре да се отворена питања реше дијалогом и мирним путем. Његове речи представљају опомену да на челу владе у Приштини имамо човека који је противник помирења и претња миру и стабилности.@eu_eeas @eusrbija
— Марко Ђурић (@markodjuric) March 24, 2021