Një vajzë kërcënon që do të hidhet nga lartësia e një objekti në Prishtinë (VIDEO)

Një vajzë kërcënon që do të hidhet nga lartësia e një objekti në Prishtinë (VIDEO)

Një vajzë ka kërcënuar se do të hidhet nga çatia e një objekti në Prishtinë, gjatë mëngjesit të së enjtes.

Madje në rrjetet sociale është publikuar edhe një video nga vendi i ngjarjes, ku shihet se personi në fjalë tentonte të hidhej nga lartësia.

Gazeta Online Insajderi ka kontaktuar edhe me policinë lidhur me këtë rast, ndërsa në përgjigjen e PK-së thuhet se veprimet e shpejta dhe të koordinuara të policisë kanë rezultuar me kontrollimin e situatës dhe parandalimin e pasojave të ngjarjes.

Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, tha se personit në fjalë po i bëhen kontrollet e duhura mjekësore nga ekipet e mjekëve emergjentë.

“Rreth orës 09:40 është raportuar se në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, një person dyshohet se po tenton të hidhet nga lartësia e një objekti. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes me të gjitha njësitë përkatëse përfshirë këtu edhe specialistin e negocimit. Veprimet e shpejta dhe mirë koordinuara policore kanë rezultuar me kontrollimin e situatës si dhe parandalimin e pasojave të ngjarjes, ndërkohë që personit në fjalë ekipet e mjekëve emergjent po i bëjnë kontrollet e duhura mjekësore”, ka thënë ajo. /Insajderi.com

https://fb.watch/4s4kHusZi3/