Kurti takohet me Vjosa Osmanin, i referohet si “presidente në ardhje”

Kurti takohet me Vjosa Osmanin, i referohet si “presidente në ardhje”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim deputeten Vjosa Osmani të cilës iu ka referuar si “presidente në ardhje, njofton Insajderi.

Në një kumtesë të Qeverisë thuhet se Osmani uroi Kryeministrin Kurti për detyrën e re dhe i dëshiroi atij dhe kabinetit qeveritar suksese në përmbushjen e zotimeve dhe tejkalimin e sfidave.

Ndërsa, Kurti e falënderoi Osmanin dhe shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim institucional për shtetndërtim demokratik dhe progres të gjithanshëm të vendit tonë.

Vjosa Osmani është kandidatja më e votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit me mbi 300 mijë vota.

Albin Kurti kishte një koalicion parazgjedhor me Osmanin, ku njëri ishte kandidat për kryeministër ndërsa tjera për presidente.

Kurti tashmë qëllimit ia ka arritur. Është votuar në Kuvendin e Kosovës.

Në anën tjetër Osmanit i duhen 80 deputetë në sallë për t’ia kaluar kuorumin.

Ajo është në kontakte me ish-partinë e saj; Lidhjen Demokratike të Kosovës, nga e cila shpreson që me prezencën e tyre në Kuvend do t’ia mundësojnë ta marrë pozitën e Presidentit. /Insajderi.com