Albin Kurti i shkruan AKP-së: Pezulloni e mos merrni vendime të reja deri në komunikimin e ardhshëm

Albin Kurti i shkruan AKP-së: Pezulloni e mos merrni vendime të reja deri në komunikimin e ardhshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një email drejtuar Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ka kërkuar nga ata që të mos marrin asnjë vendim në lidhje me ndërmarrjet shoqërore.

“Jam njoftuar që sot po mbahet mbledhja e 147-të e Bordit… Pas shqyrtimit të agjendës që keni për mbledhjen e sotme, më poshtë ju lutem gjeni kërkesën time urgjente”, thuhet në letrën e Kurtit.

Letër e cila ka shkuar në drejtim të kryetarit të Bordit të drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit Bajram Zejnullahu, anëtarëve të këtij bordi dhe drejtorit menaxhues, Valon Tolaj.

“Po ashtu, kerkoj që të pezulloni çdo vendimmarrje te ndërmarrjet shoqërore që janë të privatizuara me kushte e që janë akoma nën administrimin e AKP-së”, vazhdon kërkesa e Kurtit.

Kërkon kërkoi nga AKP që ta ketë në konsideratë këtë kërkesë.

Premtoi se shumë shpejt të publikohet plani i Qeverisë së Kosovës.

“Në këtë program adresojmë edhe veprimtarinë, kompetencat dhe funksionin e AKP-së. Ju lutem të keni në konsideratë këtë kërkesë deri në vendimin e ardhshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës”. /Insajderi.com