Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shfuqizuar vendimet për emërimin e zëvendësuesit të Zv. Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Sprovues të Kosovës, përcjell Insajderi.
Këto vendime Haxhiu i ka publikuar në Facebook, teksa ka shkruar se “vendimet e kundërligjshme brenda secilit institucion do të adresohen dhe shfuqizohen”.
“Sot, në kuadër të kompetencave të mia kushtetuese dhe ligjore, kam shfuqizuar dy vendime që kishin të bënin me dy emërime pa bazë ligjore në Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe Shërbimin Sprovues të Kosovës.
Vendosja e rendit dhe ligjit në Qeverinë Kurti II, nuk ka alternativë. Bashkëngjitur gjeni vendimet!”, ka shkruar ajo./Insajderi.com
Vendimet e kundërligjshme brenda secilit institucion do të adresohen dhe shfuqizohen. Sot, në kuadër të kompetencave të…
Posted by Albulena Haxhiu on Thursday, March 25, 2021