Deklarimi i sotëm i deputetit shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, s’i ka pëlqyer fare kryeministres Serbe, Ana Bërnabiq, njofton Insajderi.
Kamberi i ka thënë Bërnabiqit se Kosova është e pavarur dhe se për të shkuar atje ju duhet leje.
Madje ai ka folur edhe për fotografinë e postuar në rrjetet sociale nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, me hartën e Kosovës dhe me flamurin e Serbisë në mes të saj, të cilin ai e quajti “provokim simbolik”, i cili, sipas tij, tregon edhe më tej pretendimet kolonialiste të Serbisë në raport me Kosovës.
“Simbolikë e Kosovës pa shqiptarë, simbolikë e parullës së viteve të 90-a ‘Shqiptarët përtej Bjeshkëve të Nemuna’”, u shpreh Kamberi.
Ndërsa pas fjalimit të tij, u përgjigj kryeministrja serbe. Bërnabiq ia kujtoi Kamberit se është në Kuvendin popullor të Serbisë, se është deputet dhe se duhet të respektojë Serbinë dhe “faktin se Kosova dhe Metohija është krahinë në kuadër të Serbisë”, për çka deputetët tjerë e duartrokitën kryeministren serbe.
Ajo shtoi se kjo çështje “është shumë e qartë” dhe se për këtë temë nuk ka nevojë të debatohet më tutje.
“Harta e krahinës autonome të KeM-së e cila është e mbështjellë me flamurin serb, është hartë e zakonshme. Atë hartë me flamurin serb e njohin më shumë se gjysma e globit. Ata që mendojnë se KeM nuk është në Serbi janë pakicë. Flamuri i një vendi tjetër ose i një vendi imagjinar në Kosovë dhe Metohi tregon pretendimet e forcave të huaja ndaj territorit serb. Siç tha Vuçiqi, kjo është e vërteta dhe kështu duhet të jetë”, tha kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq.
Sipas saj, “askush në kush e di se sa dekada të fundit nuk ka bërë më shumë për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore sesa presidenti Vuçiq”./Insajderi.com