Kryeministri i Sllovenisë-Kurtit: Do ta ndihmojmë Kosovën në rrugën drejt integrimit evropian

Kryeministri i Sllovenisë-Kurtit: Do ta ndihmojmë Kosovën në rrugën drejt integrimit evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar urim nga homologu i tij nga Sllovenia, Janez Jansha, me rastin e marrjes së detyrës së kreut të Qeverisë, njofton Insajderi.

Kështu bëhet e ditur nga kryeministria nëpërmjet një komunikate për media.

Kryeministri i Sllovenisë është shprehur i bindur se marrëdhëniet miqësore dhe partneriteti midis dy vendeve do të forcohet në të mirë të të dyja vendeve.

Në këtë urim ai ka siguruar Kurtin se Kosova mund të llogarisë në mbështjetjen dhe ndihmën e Sllovenisë në synimin e saj për integrim evropian. /Insajderi.com