SHSKUK jep raport për të hospitalizuarit me COVID-19

SHSKUK jep raport për të hospitalizuarit me COVID-19

Shërbimi Spitalor i Klinikës Universitare të Kosovës, ka deklaruar se janë duke u trajtuar 868 raste me COVID-19 apo të dyshuar me  Sars Cov 2 .

Përmes një njoftimi, thuhet se 700 janë të infektuar, ndërsa 148 në pritje të rezultateve.

Për sa i përket gjendjes së tyre, në raport thuhet se 32 janë në gjendje të rënduar, 670 nën asistin të oksigjeno-terapisë.

Ndërsa, në Qendrën Klinike Universitare janë të shtrirë 352 pacientë, 13 prej tyre në gjendje të renduar e 288 të konfirmuar me COVID-19.

Po ashtu 292 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 123 pacientë të shtrirë

Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 93 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 24 pacientë

Klinika e Pulmologjisë 82 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 11 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 19 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 516 pacientë

19 prej tyre në gjendje të rënduar

432 të konfirmuar pozitivë

376 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 121 pacientë

Spitali i Gjakovës, 105 pacientë

Spitali i Pejës, 69 pacientë

Spitali i Gjilanit, 107 pacientë

Spitali i Ferizajt, 56 pacientë

Spitali i Mitrovicës,34 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 24 pacientë. /Insajderi.com