Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar masë paraburgimi për katër persona të cilët dyshohet për kontrabandim me armë, njofton insajderi.
Bëhët fjalë për A.L dhe M.K nga Ferizaji, MK i Vitisë dhe E.L nga Komuna e Prishtinës.
Ata janë dërguar në mbajtje që nga 25 marsi.
Sipas kërkesës së Prokurorisë të dyshuarit në bashkëveprim kanë importuar armë-pistoleta, pushkë automatike, armë ushtarake zollë, pushkë gjuetie si dhe municion dhe pajisje tjera për armë nga Republika e Maqedonisë, të cilat i kanë shitur nëpër vende të ndryshme të Kosovës.
Me këto veprime kanë kryer veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.
Sipas Prokurorisë, ekziston po ashtu dyshimi i bazuar se kanë poseduar pa autorizim armë në kundërshtim me ligjin mbi armët, me ç’rast kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /Insajderi.com