Qeveria Kurti II është duke mbajtur mbledhjen e dytë më radhë, në të cilën sipas drejtorit të Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, do të merren vendime të rëndësishme, njofton Insajderi.
Miftaraj ka paralajmëruar se këto vendime do ta kthejnë ligjshmërinë në disa institucione të rëndësishme ligj-zbatuese.
“Në ora 16:00 si duket do të merren disa vendime që do të kthejnë ligjshmërinë në disa institucione të rëndësishme ligj-zbatuese. Kur zbatohet ligji dhe procedura, kurrë mos u tut. Kur shkelet ligji dhe procedura, tutu edhe shumë bile”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.
Kujtojmë se, Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti, është zgjedhur më 22 mars 2021, me 67 vota pro, 30 kundër dhe asnjë abstenim./Insajderi.com