Gashi: Kurti është i dënuar për vepër penale, por s’do ta dërgojmë në Kushtetuese

Gashi: Kurti është i dënuar për vepër penale, por s’do ta dërgojmë në Kushtetuese

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka deklaruar se nuk do ta dërgojnë Qeverinë Kurti II në Gjykatën Kushtetuese, ndonëse kryeministri Albin Kurti është i dënuar për vepër penale, transmeton Insajderi.

Gashi ka thënë se nuk do ta bëjnë një gjë të tillë, siç është shprehur ai, për ta respektuar vullnetin e qytetarëve që kanë votuar në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Sipas tij, është e pakuptueshme që Qeveria Hoti është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese për shkak se për zgjedhjen e saj kishte votuar një deputet i cili ka qenë i dënuar për vepër penale, por tani në krye të ekzekutivit është pikërisht Kurti i cili po ashtu është i dënuar për vepër penale.

Kurti është person me precedent penal. Pra është person i dënuar për vepër penale, për aktivitetin e dhunës që e ka shkaktuar në Kuvendin e Kosovës dhe jashtë Kuvendit të Kosovës. Kjo është fakt. Po ashtu është fakt që Kuvendi i Kosovës dhe qeveria e kaluar kanë ra sepse një deputet ka qenë i dënuar për vepër penale.

Pra kemi dy modele të ndryshme. Kuvendi dhe qeveria kanë ra pasi një deputet që ka votuar për qeverinë ka qenë i dënuar për vepër penale ndërkohë që sot i pari i qeverisë, i cili në bazë të vendimit të qeverisë nuk i është lejuar që të jetë njëri prej 120 deputetëve do të jetë i pari që ulet aty. Është një nonsenslogjik”, tha Gashi për RTV Dukagjini./Insajderi.com