Kryetari i Odës së Mjekëve: Nuk duhet të ketë mbyllje totale

Kryetari i Odës së Mjekëve: Nuk duhet të ketë mbyllje totale

Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, ka deklaruar se nuk duhet të ketë mbyllje totale për shkak infeksioneve në rritje të COVID-19.

Ai në një intervistë për EO tha se masat duhet të jenë restrektive.

“Qeverisë së re nuk i mbesin shumë për të ndërmarrë që të përmirësohet gjendja ndjeshëm. Masat do të duhej të jenë restriktive, por jo nga ato të cilat do të mbyllin komplet Kosovën. Mbikëqyrja e zbatimit të masave është zero deri më tani”, theksoi ai.

Në bazë të rasteve të raportuara ditëve të fundit, ai tha se “kjo është vala e tretë”.

“Edhe pse nuk është shpallur si valë e tretë unë besoj se nëse veç bëhet një analizë e thjeshtë e rritjes së numrit drastik, atëherë mund të themi se jemi në fazën e tretë të padeklaruar”, pohoi Sejdiu. /Insajderi.com