Njëzet e dy vjet më parë forcat serbe sulmuan shtëpinë e familjes Rama për dy orë rresht, duke lënë të vdekur 10 anëtarë të kësaj familje, përcjell Insajderi.
Për t’i nderuar të rënët e familjes Rama, sot u vendosen kurora lulesh pranë përmendores në këtë qytet.
Me rastin e 22 vjetorit të rënies së dhjetë dëshmorëve të familjes Rama nga Obiliqi kanë bërë homazhe pranë lapidarit bashkëluftëtarë, qytetarë, deputetë dhe kryetari i komunës së Obiliqit me bashkëpunëtorë.
Besnik Rama ka rrëfyer atë çka ndodhin më 27 mars të viti 1999. Ai tha se nuk kanë reshtur së kërkuari drejtësi, por që përveç disa intervistave të dhëna pasluftës askush nuk ka marrë dëshmi prej tyre.
“…forcat serbe kanë sulmuar shtëpitë tona sepse na kanë sulmuar edhe disa herë meqë ne ishim në shtëpi”.
“Është e vështirë për neve, por nuk kemi kërkuar drejtësi përveç disa intervistave që janë bërë nga organet ndërkombëtare të pasluftë”, ka thënë ai për EO.
Ndërsa, kryetari i kësaj komune Xhafer Gashi tha se sot po nderojnë dhe kujtojnë jetën dhe veprën e familjes Rama që u sakrikuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës./Insajderi.com