Kritikoi Bashkimin Evropian pasi i kërkuan që ta luftojë korrupsionin, krimin e organizuar dhe të punojë më shumë në sundimin e ligjit.
Kjo ka bërë që agjencia amerikane e lajmeve Associated Press, ta konsiderojë gjuhën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ndaj BE-së, si “gjuhë jo-diplomatike”.
Bashkimi Evropian votoi një raport për Serbinë, ku i kërkohen reforma të brendshme për anëtarësim në BE.
Kjo e ka nervozuar shumë të parin e Serbisë.
AP, e përshkroi pushtetin e Vuçiqit si “autoritar”, madje e akuzoi atë që njëkohësisht po farkëton lidhjet me Rusinë e Kinën.
Bashkimi Evropian, ka miratuar edhe raportin për Kosovën, ku Parlamenti Evropian, votoi sërish pro liberalizimin e vizave për kosovarët. /Insajderi.com