Letra e plotë e Merkelit për Kurtin: Dialogu kërkon vëmendjen tuaj

Letra e plotë e Merkelit për Kurtin: Dialogu kërkon vëmendjen tuaj

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në letrën dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ka kërkuar që ta ketë “vëmëndjen” në dialogun Kosovë-Serbi.

“Dialogu me Serbinë për normalizimi e raporteve, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, kërkon vëmendjen tuaj”, thuhet në letrën e Merkelit.

Kreu i Ekzekutivit, kishte deklaruar se “dialogu është prioriteti i katër pas punësimit, drejtësisë dhe menaxhimit të pandemisë”.

Për këto prioritete në letër  ka shkruar edhe Merkel.

“Pandemia e COVID-19 kërkon nga të gjithë ne masa të paprecedente. Qeveria juaj ka bërë të ditur se para vete do të ketë reforma të rëndësishme në vendosjen e shtetit juridik siç janë luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar”, vazhdon kancelarja.

Nëse Qeveria e Kosovës ka sukses në këto fusha, Merkel ka një premtim.

“Suksesi në këto fusha do të jetë çelës për të konkretizuar perspektivën evropiane të vendit tuaj”. /Insajderi.com