Cadez: Shumë biznesmenë nga Kosova kanë aplikuar për ta marrë vaksinën në Serbi

Cadez: Shumë biznesmenë nga Kosova kanë aplikuar për ta marrë vaksinën në Serbi

Kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Cadez, ka deklaruar se një numër i madh i biznesmenëve nga Kosova kanë aplikuar për t’u vaksinuar kundër Coronavirusit në Serbi.

Sipas Cadez, Beogradi është shndërruar në qendër të vaksinimit të biznesmenëve nga rajoni, raporton Tanjug, transmeton Insajderi.

“Shtatë mijë e 500 biznesmenë nga Ballkani Perëndimor do të vaksinohen në Serbi dhe së bashku do të jemi shtatë mijë e 500 herë më të fortë”, tha ndër të tjera ai.

Kujtojmë se, Kosova është vendi i vetëm në Evropë i cili nuk është pajisur me vaksinën anti-COVID’19.

Ndaj, një numër i madh i punëtorëve shëndetësorë nga Kosova kanë udhëtuar drejt Kukësit për t’u vaksinuar.

Ndërkohë, javën e parë të prillit pritet që në Kosovë të arrijë kontingjenti i parë me vaksina./Insajderi.com