Hoti: Vaksinat kanë ardhur pas shumë angazhimeve të MSH-së

Hoti: Vaksinat kanë ardhur pas shumë angazhimeve të MSH-së

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se arritja e vaksinave anti-Covid është bërë pas shumë angazhimeve nga Ministria e Shëndetësisë, njofton Insajderi.

Ai ka thënë se tani IKSHPK-ja duhet shpejt t’i shpërndajë ato sipas strategjisë së imunizimit, ku përcaktohen prioritetet e vaksinimit.

“Falënderoj miqtë tanë për mbështetjen”, ka shkruar Hoti.

Kosova ka pranuar 24 mijë doza të vaksinës anti-Covid të “AstraZenecas” të cilat kanë ardhur përmes “COVAX”./Insajderi.com