Ambasadori i Spanjës në Beograd: E njohim Kosovëm vetëm nëse e pranon Serbia

Ambasadori i Spanjës në Beograd: E njohim Kosovëm vetëm nëse e pranon Serbia

“Spanja e ndryshon pozicionin ndaj Kosovës vetëm nëse Serbia e pranon Kosovën shtet”.

Kjo ishte përgjigja që ambasadori i Spanjës në Beograd, Raul Bartolome, i dha Novoseti-it.

“Qëndrimi i Spanjës ndaj territorit të Kosovës është ende i njëjtë, nuk ka ndryshuar. Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Kjo është politikë shtetërore”, tha ai.

Madje, shtoi se pozicioni i Madridit nuk ndryshon edhe nëse ndonjë shtet e kërkon këtë.

Kjo deklaratë vjen pak ditë pasi zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, deklaroi në Prishtinë se shteti i tij “do të kërkojë nga Madridi që ta njoh pavarësinë e Kosovës”.

“Për dijeninë tonë, jo. Në çdo rast, Spanja nuk do të ndryshojë pozicionin e saj për çështjen e Kosovës vetëm për shkak se një shtet na kërkon”, pohoi ai

Spanja është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur Kosovën.

Por, të mërkurën do të detyrohet ta bëjë këtë “pa dëshirë”.

Bëhët fjalë për ndeshjen në futboll mes Spanjës e Kosovës që zhvillohet në Sevilla.

Dy shtëpitë e futbollit; FIFA dhe UEFA e kanë detyruar këtë shtet që t’i respektojë simbolet e Kosovës, përkundër se përpiluan një protokoll që himni të cilësohet “muzikë” e Kosova si ‘territor”. /Insajderi.com