Naser Ramadani rezulton pozitiv me COVID-19

Naser Ramadani rezulton pozitiv me COVID-19

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, ka rezultuar pozitiv me COVID-19, njofton Insajderi.

Ai e ka bërë të ditur vet lajmin, ndërsa dhe bëri lutje për respektimin e masave kundër pandemisë.

“Sot testi im rezultoi pozitiv në SARS CoV-2! Duke pasur parasysh se virusi është prezent gjithkund e numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga ky virus vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës, ju lutem për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19”.

Ai u shpreh se masat parandaluese janë të njëjta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet.

“Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!” /Insajderi.com