Zyrtarja e LDK-së: Ceremonia e vaksinave ishte “shfaqje teatrale”

Zyrtarja e LDK-së: Ceremonia e vaksinave ishte “shfaqje teatrale”

Anëtarja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, e ka quajtur “shfaqje teatrale” ceremoninë e pranimit të vaksinave, të dielën.

Mbrëmë Kosova pranoi 24.000 doza vaksinash si donacion.

Por, ceremonia nga Halimi është parë si përpjekje për ta luajtur rolin  “e shpëtimtarit”.

“Andaj, kalkulimet e tilla me jetë njerëzish, duhet të marrin një fund, në të kundërtën, ne do të vazhdojmë të jetojmë në mjerimin e ç‘njerëzores”, tha ndër tjerash ajo. /Insajderi.com

 

Shfaqja teatrale e mbrëmjes së djeshme për të luajtur rolin e shpëtimtarit në Aeroportin e Prishtinës dhe rrjete…

Posted by Sibel Halimi on Monday, 29 March 2021