Lista Serbe dërgon ankesë në Kushtetuese për Qeverinë Kurti

Lista Serbe dërgon ankesë në Kushtetuese për Qeverinë Kurti

Lista Serbe ka paraqitur ankesë në Gjykatës Kushtetuese ndaj Qeverisë Kurti 2, meqë atyre iu është dhënë vetëm një ministri, njofton Insajderi.

Meqenëse atyre, sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ekzekutivi i detyrohet me caktim të dy ministrive, kjo parti ka bërë apel “në mënyrë që të respektohen të drejtat e interesave të popullit serb”.

Këtë LS e bënë të ditur me anë të një komunikate të lëshuar ku thuhej se “në emër të dhjetë deputetëve të Listës Serbe dhe deputetëve të Partisë së Bashkuar Gorane, ata paraqitën një apel në Gjykatën Kushtetuese sot në mënyrë që të mbrojnë interesat e popullit serb”.

Sipas deklaratës, “apeli kundërshton vendimin për zgjedhjen e Qeverisë në Prishtinë më 22 mars 2021, në të cilën popullit serb iu dha vetëm një ministri, megjithëse sipas Kushtetutës kishte një detyrim për të caktuar dy “.

“Lista Serbe pret që Gjykata Kushtetuese të vendosë në përputhje me ligjin kushtetues, duke respektuar të drejtat e interesave të popullit serb, por edhe komunitetet e tjera jo-shumicë. Theksojmë se vendimi për të mohuar përfaqësimin e drejtë të serbëve në institucionet në niveli qendror është në kundërshtim me të gjitha aktet ligjore”, thuhet në deklaratën e Listës Serbe. /Insajderi.com