Fillojnë përgatitjet për shpërndarjen e vaksinave në sallën “1 Tetori” në Prishtinë

Fillojnë përgatitjet për shpërndarjen e vaksinave në sallën “1 Tetori” në Prishtinë

Kanë filluar përgatitjet për shpërndarjen e vaksinave anti-COVID në sallën ‘1 Tetori’ në Prishtinë, pas furnizimit me 24 mijë doza të vaksinës nga COVAX, njofton Insajderi.

Dhjetëra punëtorë shëndetësorë janë mbledhur në këtë sallë për të bërë përgatitjet.

I pranishëm është edhe ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku.

Ai ka deklaruar se janë duke biseduar që vaksinimi për profesionistët shëndetësorë të kësaj klinike të filloj nesër, po në Klinikën Infektive. /Insajderi.com