Hoti: Nuk pritet të marrim vaksina nga Kina dhe Serbia

Hoti: Nuk pritet të marrim vaksina nga Kina dhe Serbia

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka konfirmuar se procesi i vaksinimit në Kosovë do të nisë zyrtarisht të martën, ndërsa ka shtuar se nuk pritet që të vijnë vaksina nga Kina dhe Serbia, përcjell Insajderi.

Hoti ka thënë se orientimi ka qenë që vaksnimi të bëhet me vaksina të miratuara nga EMA, por në të ardhmen mund të diskutohet edhe për vaksina të tjera.

“Tani për tani orientimi ka qenë që vaksinimi të bëhet me vaksina të miratuara nga EMA, por në të ardhmen mund të diskutohet edhe për vaksina të tjera. Nuk priten vaksina të ardhura nga Serbia dhe Rusia”.

Hoti për euronews.al ka theksuar se pasditen e sotme, e hënë, në mënyrë simbolike mund të kryhen disa vaksinime.

Ai ka shtuar se fillimisht do të vaksinohen personeli shëndetësor duke përfshirë sektorin pubik dhe atë privat, diku 15 mijë, e më pas në qendrën e të moshuarve, të moshuarit mbi moshën 80 vjeç. /Insajderi.com