Shtyhet regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut

Shtyhet regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut është shtyrë për në shtator.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i këtij shteti, Zoran Zaev, pas takimit që ka zhvilluar me kryetarin e opozitës maqedonase nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

Zaev ka bërë të ditur se regjistrimi do të bëhet duke filluar nga 5 shtatori deri në 30 shtator.

“Me këtë anulohen zgjedhjet në pjesën e dytë të tetorit. Është shumë me rëndësi që gjendja për atë që do të thotë imunizim që fillon nga e mërkura, pritshmëria që kemi, nga marrëveshjet, janë pritje nga palët e treta që nga fundi i prillit të kemi 350 mijë vaksina”, është shprehur Zaev, përcjell Insajderi.

Ai ka thënë se kanë pasur vëmendje që fushata të mos përputhet me regjistrimin.

Nga ana tjetër, Hristijan Mickoski ka thënë se VMRO nuk ka kërkuar qeveri teknike, por ekspertësh.

Ai ka shtuar se të hënën ishte qëllimi ishte që të shpëtohen jetët e njerëzve.

“Në qeverinë e sotëm motivi kryesor ka qenë të shpëtojmë sa më tepër jetë njerëzish. Nuk kemi dashur të merremi me politikë, në këto momente të rëndësishme e kemi të shpëtojmë letë dhe luftën kundër pandemisë. Unë si kryetar i VMRO-së e kërkova atë ndërsa nga ana tjetër, u has në mirëkuptim”, ka pohuar Mickoski.

Ai ka shtuar se edhe në të ardhmen nëse ka nevojë takimet të tilla do të mbahen.

“Por qëllimi ishte që të arrihen rezultate, takimi të jetë kualitativ dhe jo kuantitativ”./Insajderi.com