Ish-moderatori i emisionit ‘Debat’ në Radio Televizionin e Kosovës, Ridvan Berisha, ka publikuar email-in e dërguar nga ushtruesi i detyrës së Drejtorit të RTK-së, Festim Kabashit, në të cilën ka argumentuar vendimin e tij për suspendimin e Berishës nga puna.
Sipas Berishës, në letër përmendet si një nga arsyet kryesore të suspendimit të tij nga RTK-ja dëmtimi i imazhit të mediumit.
Në email-in e publikuar nga Berisha në ‘Facebook’, thuhet se “moderatori Ridvan Berisha e ka keqpërdorur edhe hapësirën e dhënë në emisionin “Debat” kur gjatë tërë emisionit ka folur edhe për RTK-në, pa qenë temë diskutimi fare, gjë që e ka bërë edhe më herët brenda studios së RTK-së, por edhe në studio të televizioneve te tjera”.
Gazetari Berisha ka thënë se kjo email i ka ardhur pasi ia ka vendosur emisionit titullin “Kurti 2, shpresë apo pritje për Dyz?”./Insajderi.com
Para gjashte ditesh.
Vendimi i Kabashit per suspendim, menjehere pasi e kam mbaru emisionin, per titull:Kurti 2,…
Posted by Ridvan Berisha on Monday, March 29, 2021