Plagoset me armë zjarri një 22-vjeçar në Vushtrri

Plagoset me armë zjarri një 22-vjeçar në Vushtrri

Një 22 vjeçar është plagosur sonte në qytetin e Vushtrrisë, njofton Insajderi.

Policia e Kosovës ka thënë se për të shtëna armësh është raportuar rreth orës 21:30.

Si pasojë e të shtënave, policia e Kosovës ka thënë se është plagosur në këmbë një 22 vjeçar.

“Sonte rreth orës 21:30 në rrugën  ‘Ukshin Kovaqica’ në Vushtrri, është raportuar për të shtëna nga arma e zjarrit, ku si pasojë një 22 vjeçar ka mbetur i plagosur në këmbë të cilit i është ofruar tretman mjeksor, ndërsa  sipas mjekut gjendja e tij është  jashtë rrezikut për jetë.  Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar. Rasti po vazhdon të trajtohet nga njësitet përkatëse”, kanë thënë nga Policia./Insajderi.com