Valbon Krasniqi: Vaksina është e sigurt

Valbon Krasniqi: Vaksina është e sigurt

Drejtori i Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, Valbon Krasniqi, ka deklaruar se vaksina është e sigurt.

Këtë konstatim e dha pasi ka filluar vaksinimi i personalit shëndetësor në Klinikën Infektive.

Kosova ka siguruar 24 mijë vaksina nga program COVAX.

Por, kjo dozë po cilësohet të jetë e vogël, pasi vendi po përballet me shumë infeksione brenda ditës.

Për këtë Krasniqi kërkoi nga qytetarët që të respektojnë masat anti-COVID.

“Ju lutem respektoni masat. Jemi në një fazë të rëndë me virusin, sot kemi mbi 900 pacientë që janë të shtrirë. Duhet patjetër të respektohen masat”.

Premtoi se doktorët nuk do të dorëzohen, por kërkoi ndihmën e qytetarëve në mënyre që të mposhtet Coronavirusi. /Insajderi.com