Gërvalla takohet me përfaqësuesen e Greqisë në Kosovë

Gërvalla takohet me përfaqësuesen e Greqisë në Kosovë

Krye-diplomatja, Donika Gërvalla, ka falënderuar shefen e zyrës Ndërlidhëse  të Greqisë në Kosovë, Chryssoula Aliferi, siç tha ajo për “qasjen konstruktive”.

Në këtë takim u theksuan raportet ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Falënderojmë shtetin grek për qasjen konstruktive në raport me Republikën e Kosovës, në veçanti për mbështetjen e proceseve tona euro-integruese, mirëpo në të njëjtën kohë vlerësojmë se bashkëpunimi midis dy vendeve tona mund të avancohet në të mirën e popujve tanë dhe prosperitetit të përgjithshëm në rajon”, tha Gërvalla.

Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme, thuhet se Gërvalla vlerësoi punën e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Republikën e Kosovës dhe të Zyrës Ekonomike të Republikës së Kosovës në Republikën e Greqisë, por kërkoi që të dyja palët të angazhohen më shumë në forcimin e këtyre lidhjeve, jo vetëm politike, por edhe ekonomike dhe kulturore.

Greqia është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet. /Insajderi.com