Një infermier sulmohet në shtëpinë e pacientit, reagon FSShK-ja

Një infermier sulmohet në shtëpinë e pacientit, reagon FSShK-ja

Një infermier me inicialet I.S., është sulmuar fizikisht të hënën gjatë vizitës në shtëpinë e një pacienti, përcjell Insajderi.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka shprehur shqetësim ndaj këtij rasti.

Përmes një komunikate për medie, nga kjo federatë kanë bërë të ditur se pas thirrjes telefonike prej familjarit për vizitë shtëpiake kanë shkuar ekipi i Qendrës së Mjekësisë Urgjente i përbërë prej tre punëtorëve shëndetësorë dhe gjatë kontrollimit të pacientit derisa po ofronte shërbime shëndetësore për pacient është sulmuar fizikisht njëri nga infermierët.

Sipas FSShK-së, deri tek sulmi ka ardhur pikërisht kur infermieri ka kërkuar të mos fotografohet dhe mos të bëjnë video stafit mjekësor.

“Mirëpo, familjari i pacientit ka filluar të bëjë foto dhe duke incizuar me video, në ato momente sulmuesi e ka sulmuar fizikisht infermierin në fjalë. Për këtë rast është njoftuar menjëherë Policia e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është marrë me rastin. FSSHK-ë fton organet e rendit dhe të drejtësisë të veprojnë konfrom legjislacionit në fuqi që ndaj kryerësve të kësaj vepre të shëmtuar të shqiptohet dënimi meritor”, thuhet në komunikatë.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka dënuar rëndë dhunën e ushtruar ndaj punëtorëve shëndetësorë, dhe ka kërkuar nga instancat më të larta shtetërore që të merren me rastin në fjalë./Insajderi.com